“Shantazh me shkarkimin nga posti”/ Meta ndërkombëtarëve e mazhorancës: Zgjedhje pa dekretin tim s’do ketë
‘Shqiptarëve u duhen zgjedhje e jo votime të njëanshme, dhe nuk ka asnjë faktor të brendshëm apo të jashtëm që do mund të detyrojë Presidentin e Republikës të lejojë zhvillimin e tyre më 30 qershor’.
Ka qenë ky qëndrimi i Presidentit Ilir Meta i shprehur një ditë pasi mazhoranca nisi procedurën e shkarkimit të tij. A tha se ndërkombëtarët mund të shkojnë shkojnë në Korenë e Veriut për të monituruar zgjedhje me vetëm një palë.
Në një konferencë të gjatë për shtyp, ai ju përgjigj pyetjeve të shumta nga gazetarët. Meta shpjegoi se dekreti i bërë publik gjatë protesëts së opozitës ishte bërë me qëllim shmangien e viktimave, ndërkohë që foli edhe për një darkë sekrete me Ramën lidhur me datën e zgjedhjeve më 30 qershor.
Meta u pyet nga gazetarët nëse kishte frikë nga SPAK, për të shpjeguar se ishte një prej faktorëve kryesorë që kishte bërë të mundur miratimin e reformës në drejtësi.
Gjatë konferencës nuk kanë munguar as përgjigjet me humor nga Presidenti. I pyetur mbi procedurën e shkarkimit të tij nga mazhoranca, Meta tha se kjo nuk kishte të ndodhthe, pasi do të dorëhiqej me shumë dëshirë në castin që kriza në vend do të zgjidhej.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.