SHBA apo Kanada, ku arrihet më lehtë “ëndrra amerikane”?

Ekonomisti i Stanfordit, Raj Chetty kreu një studim për mundësitë e përmirësimit dhe mobilitetin ekonomik, “Provat e reja dhe mësimet e politikave”, të publikuar nga “Federal Reserve” në St Louis e cila përcakton “ëndrrën amerikane”.
Ai ka gjetur se “ëndrra amerikane” është dy herë më e lehtë për tu arritur në Kanada.
Sipas studimit, fëmijët në Shtetet e Bashkuara kanë një shans prej 7.5 % të arritjes së lëvizshmërisë ekonomike.
Për krahasim, fëmijët kanadezë kanë një probabilitet prej 13.5 %. Ndërkohë që probabiliteti për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ishte 9 %, dhe në Danimarkë 11.7 %
Por Chetty vëren se probabiliteti i ulët për fëmijët në Shtetet e Bashkuara ndryshon nga zonat në vend. Në San Jose, Calif ka një shans prej 12.9 % që një fëmijë do të arrijë ëndrrën amerikane, i cili është pothuajse në të njëjtin nivel me Kanadanë. Në vende si Charlotte, N.C dhe Baltimore, Md, ky numër ulet në 4.4 % dhe 3.5 %, respektivisht.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.