SHBA blen 150 milion teste të shpejta për Covid – Kushtuan 750 milion dollarë
Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje prej 750 milion dollarësh me Laboratorët Abbott për 150 milion teste të shpejta të koronavirusit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.
“Duke shpërndarë në mënyrë strategjike 150 milion prej këtyre testeve atje ku ato janë më të nevojshme, ne mund të gjurmojmë virusin si kurrë më parë dhe të mbrojmë miliona amerikanë në rrezik”, tha Sekretari i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar në një deklaratë.
Të mërkurën, Administrata Federale e Barnave i dha kompanisë autorizimin për testin e ri COVID-19.
Testi i quajtur BinaxNow mund të japë rezultate në 15 minuta pa përdorur pajisje laboratorike dhe do të kushtojë 5 dollarë për qytetarët.
Abbott tha në deklaratën e saj se testi i tyre ka shkallë ndjeshmërie 97%, që është përqindja e rasteve pozitive që një test zbulon me saktësi.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.