SHBA blen çipe nga Huawei – Vendimi, pavarësisht se kompania kineze është në listën e zezë
Zyrtarët amerikanë kanë miratuar aplikimet për licencë me vlerë miliona dollarë për kompaninë kineze të telekomit, Huawei, e cila është në listën e zezë, për të blerë çipet që përdoren për automjetet.
Huawei, kompania më e madhe në botë e prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit është dëmtuar nga kufizimet tregtare të vendosura nga administrata e Donald Trump për shitjen e çipeve dhe komponentëve të tjerë që përdoren në telekomunikacion dhe në prodhimin e smartfonave. Administrata e Biden, ndërkohë, ka përforcuar qëndrimin e ashpër ndaj eksporteve të Huawei, duke mohuar licencat për shitjen e çipeve që përdoren në teknologjinë 5G.
Por, në javët e fundit, njerëz të afërt me procesin e aplikimeve për licencë deklaruan për Reuters se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë licenca që autorizojnë Huawei të shesë çipe për makinat, ekranet video dhe sensorët. Miratimi vjen ndërkohë që Huawei e drejtori biznesin e saj drejt artikujve që janë më pak të ndjeshëm ndaj ndalimit tregtar të Shteteve të Bashkuara. Çipet e automjeteve nuk konsiderohen të sofistikuara dhe për këtë arsye nuk do të ndalohen të tregtohen në SHBA.
Duke cituar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe inetresave të politikës së jashtme, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të mëdha për të ngadalësuar rritjen e biznesit kryesor të Huawei, që janë pajisjet e telekomunikacionit.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.