SHBA del zyrtarisht nga TPP, vendet Aziatike kërkojnë të vazhdojnë pa Amerikën
Presidenti Donald Trump ka tërhequr zyrtarisht Shtetet e Bashkuara nga Partneriteti i Trans-Paqësorit, duke distancuar Amerikën nga aleatët aziatik, ndërkohë që influenca e Kinës në rajon rritet.
Duke përmbushur premtimin e dhënë gjatë fushatës së tij, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga pakti tregtar i 12 vendeve. Trump shtoi se do të kërkojë marrëveshje bilaterale të tregtisë, në mënyrë që ti përfundojë ato brenda 30 ditëve nëse ndonjë vend thyen kushtet.
Presidenti synon të ndalojë daljen e vendeve të punës dhe kompanive jashtë Shteteve të Bashkuara. Pakti tregtar u formua nga ish-presidenti Obama, një marrëveshje që përjashtonte Kinën, në mënyrë që të bënte vetë rregullat tregtare në Azi përpara se Pekini të mundte.
Kina nga ana tjetër ka propozuar një pakt tjetër të tregtisë së lirë për Azinë e Paqësorit, dakordësi që ka fituar vëmendje në kohët e fundit. Vendet e tjera anëtare kanë bërë përpjekjen e fundit për ta shpëtuar paktin tregtar.
Australia dhe Zelanda e Re po përpiqen të inkurajojë Kinën dhe vende të tjera aziatike që ti bashkohen Partneritetit të Trans-Paqësorit. Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbul ka zhvilluar bisedime me homologun japonez dhe liderët në Zealandën e re dhe Singapor, për të vazhduar pa Shtetet e Bashkuara.
Pakti kërkon ratifikimin nga të paktën 6 vende që përbëjnë 85% e Produktit të Brendshëm Bruto të kombinuar të të gjithë vendeve anëtare.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.