SHBA do qëndrojë anëtar i OBSH, Fauci: “Synon t’i bashkohet edhe COVAX për shpërndarjen e vaksinave”
Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë vend anëtar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë nën presidentin Joe Biden, sipas Anthony Fauci, si dhe do i bashkohen aleancave botërore që synojnë shpërndarjen e vaksinave tek vendet e varfëra. Gjatë një videokonference një ditë pas betimit të Biden, këshilluesi kryesor mbi mjekësinë, Fauci, shtoi se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen iniciativës së vaksinës COVAX, për shpërndarje të barabartë,
“Jam shumë i gëzuar të lajmëroj se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëpunojnë në kundërpërgjigje të pandemisë së Covid-19. Presidenti Joe Biden do lëshojë një directive, ku përfshin qëllimin e vendit për t’iu bashkuar aleancës COVAX.”
Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë tek agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara dhe do të përmbushin detyrimet financiare të prapambetura, sipas Fauci. Ai shtoi se administrata e Biden planifikon të bashkëpunojë me 193 vendet e tjera anëtare për të reformuar grupin. “Kjo është një ditë e mirë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe një ditë e mirë për shëndetin botëror”- tha drejtori i përgjithshëm Tedros Ghebreyesus. Fauci , eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë, pranoi ofertën e Biden për t’iu bashkuar administratës së tij muajin e kaluar. Ai do të drejtojë delegacionin amerikan tek takimet vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.