SHBA: Fuqizimi i Rublës, artificial – Sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Shkon në mbi 200 numri i subjekteve!

Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara pritet të vendosë sanksione të tjera ndaj Rusisë, duke synuar sektorët e mbrojtjes, hapësirës ajrore dhe detare, gjë që shton 120 subjekte nga Rusia dhe Bjellorusia në listë, deklaroi Shtëpia e Bardhë, ndërsa akuzoi Bankën Qendrore ruse se ka mbështetur rublën.
Kjo do ta çojë në më shumë se 200 numrin e subjekteve ruse dhe bjelloruse të shtuara në këtë listë, deklaroi zëdhënësja Kate Bedingfield.
Ajo shtoi se Shtete e Bashkuara po zgjerojnë sanksionet duke synuar sektorë të tjerë të ekonomisë ruse të rëndësishme për Putinin, duke përfshirë hapësirën ajrore, detare dhe sektorët elektronikë.
Shtimi në këtë listë do të thotë që këto entitete nuk mund të marrin më teknologjinë më të avancuar të Shteteve të Bashkuara pa një licencë, që në shumicën e rasteve do të mohohet, sipas zëdhneses.
Rusia po merr masa artificiale për të mbajtur rublën të mbështetur, shtoi ajo. Të enjten, rubla ruse u forcua në seksionin e nëntë radhazi në Moskë duke u shkëmbyer pranë 83 rubla për dollar.
Monedha humbi gati 40% të vlerës së saj që nga fundi i vitit 2021 pasi kufizimet dhe sanksionet globale filluan si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska në fund të muajit të kaluar.
Dinamika e drejtimit të rublës është deri diku artificiale, ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi nga blerësit e huaj të paguajnë për gazin rus në rubla nga 1 Prilli, në të kundërt ndërpritet furnizimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.