SHBA heton Airbus – Dyshohet për dhënie ryshfeti. Aksionet bien me 9.6%
Aksionet e Airbus ranë pas lajmërimit se Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ka nisur zyrtarisht një hetim ndaj prodhuesit europian të avionëve, paralelisht me hetime britanike dhe franceze për ryshfet.
Aksionet e kompanisë ranë me 9.6%, që është rënia më e madhe ditore në 2 vite e gjysmë, pasi Le Monde raportoi se Airbus është informuar më parë për hetimin nga autoritetet amerikane.
E përditshmja franceze shtoi se kompania mund të përballet me një gjobë disa miliardëshe nga hetimi.
Airbus deklaroi se kompania po bashkëpunon me autoritetet amerikane, duke u koordinuar edhe me hetuesit britanikë dhe francezë.
Prodhuesi francez i avionëve ka bërë të ditur në muajin Shkurt se agjencitë amerikane i kishin kërkuar informacion për të zbuluar nëse akuzat europiane bien nën juridiksionin amerikan.
Gjiganti industrial me seli në Toulouse, ka shmangur shumë hetimet nga përdorimi i ndërmjetësve për sigurimin e shitjes së avionëve. Kreu ekzekutiv, Tom Enders, lajmëroi se nuk do të kërkojë një mandat tjetër për shkak të pasigurive.
Hetuesit në Britani dhe Francë kanë hetuar në biznesin e avionëve për pasagjerë të Airbus për mundësinë e ryshfeteve.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.