SHBA “largohet” nga UNESCO, DASH: Tërheqja nga organizata, më 31 dhjetor 2018. Ja arsyet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga UNESCO në fund të vitit 2018. Lajmi është dhënë nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert në një deklaratë për mediat këtë të enjte, raporton SCAN.
“Më 12 tetor 2017, Departamenti i Shtetit njoftoi Drejtoren e Përgjithshëm të UNESCO-s Irina Bokova, për vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga organizata.
Ky vendim nuk u mor me lehtësi dhe pasqyron shqetësimet e SHBA, me mbingarkesën në rritje në UNESCO, nevojën për reforma themelore në organizatë dhe paragjykimin e vazhdueshëm kundër Izraelit në UNESCO “tha Nauert, duke shtuar se vendimi do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor 2018.
Kreu i UNESCO ka thënë se organizata ka marrë një njoftim zyrtar nga Uashingtoni se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga organizata.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.