SHBA me 51 shtete? – Në Puerto Rico votohet pro shtetësisë, vendos Kongresi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të bëhen me 51 shtete. Kjo, pasi referendumi në Puerto Rico, për këtë arsye, prodhoi një rezultat plebishitar: 97% e votuesve votuan pro.
Por, në referendum pati një pjesëmarrje prej vetëm 23%. Referendumi nuk është ligjërisht i kufizuar, çka do të thotë se nuk është detyrim ligjor që dëshira e sovranit të zbatohet.
Gjithsesi, me shumë gjasa do të ngrihet një grup pune, që do të bëjë zyrtarisht kërkesë në Kongresin amerikan për ta bërë Puerto Ricon shtetin e 51-të.
Vendi i vogël i Karaibeve aktualisht gëzon statusin e Commonwealthit. Ky status është i ngjashëm me atë të shtetësisë, por me ndryshime të vogla.
Së pari, vendet e Commonwealthit kanë kushtetutën e tyre. Së dyti, qytetarët e këtij shteti kanë pasaportë amerikane, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Diferenca më e madhe është statusi ekonomik. Ekonomia e Puerto Ricos është në prag të kolapsit. Vendi ka një borxh të pashlyer prej 70 miliardë dollarësh, çka përkthehet praktikisht në faliment, dhe një normë varfërie në 45%. Sistemi shëndetësor, ai arsimor dhe skema e pensioneve në vend janë thuajse inekzisetente.
Përfshirja e vendit me të drejta të plota si shteti i 51-të, ka ngjallur shpresën se do të shpëtojë ekonominë. Washingtoni nga ana tjetër, nuk e sheh aspak si prioritet të ardhmen e ishullit të vogël, dhe çështja pritet të zgjasë në kohë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.