SHBA mesazh Kosovës dhe Serbisë- ”Rekomandojmë paqen”
‘’Kosova dhe Serbia duhet të lënë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të arrijnë paqen’’. Ky ishte mesazhi nga Shtëpia e Bardhë, 20 vjet pas përfundimit të një fushate bombardimi të NATO-s kundër një goditjeje serbe.
“Ndërhyrja e NATO-s i dha fund fushatës së regjimit të pastrimit etnik të Millosheviçit, i cili la mijëra të vdekur dhe mbi një milion civilë të zhvendosur. Për t’i respektuar këto viktima, Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për një të ardhme paqësore për të gjithë qytetarët e tyre, gjë që kërkon largimin e retorikës ekstremiste dhe revizionizmit historik”– është thënë në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për dialog midis fqinjëve, një dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve dhe i kërkoi Prishtinës dhe Beogradit të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohjen reciproke dhe duke hequr njëkohësisht pengesat për progres.
Negociatat e gjata, për normalizimin e lidhjeve, kanë ndaluar në muajt e fundit pas një sërë përplasjesh diplomatike.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.