SHBA-NATO, 60 respiratorë për Shqipërinë, Rama: “Thirrje qytetarëve, të respektojmë masat dhe protokollet”
60 respiratorë të rinj për të përballur pandeminë I janë dhuruar Shqipërisë nga Nato dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e zhvilluar në ministrinë e mbrojtjes, kryeministri Edi Rama përveç falënderimeve, apeloj për respektimin e masave, por gjithashtu paralajmëroj pronarët e bareve që të tregojnë kujdes.
“Ne kemi një fjalë se; miku i mirë njihet në ditë të vështira. 20 vite më parë kur lindi kjo marrëdhënie, mes Shqipërisë dhe NATO-s në një moment dramatik për botën, e cila përballej me një përshkallëzim si pasojë e terrorizmit. Jam shumë mirënjohës SHBA-ve që si gjithnjë dhe në këtë rast, janë treguar të vëmendshëm ndaj Shqipërisë dhe dua ta falënderoj në mungesë ambasadoren e SHBA-ve, e cila ma dha e para lajmin për këtë mbështetje kaq të çmuar. I jam mirënjohës të gjithë përfaqësuesve të pranishëm këtu, të vendeve aleate për të gjithë kontributin e tyre të çmuar në krah të forcave tona të armatosura. Mbase ky është momenti i duhur për të bërë dhe një retrospektivë në disa momente kur ne e kemi prekur nga afër mbështetjen e miqve tanë me ndihmën e ardhur Polonia, Holanda, Italia, Hungaria, SHBA-të, për pjesë të ndryshme të së njëjtës bazë materiale që duhet në përballimin e kësaj situate. Është e posaçme kjo që ndodh për një arsye të thjeshtë. Ndryshe nga momentet e së shkuarës, nuk është vetëm Shqipëria që ka nevojë për ndihmë, por të gjitha vendet.” – u shpreh kryeministri për 60 respiratorët e rinj.
“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën me Covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve. Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit, ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam? A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendese financiare për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, tha Rama kundrejt pronarëve të lokaleve.
Respiratorët e rinj do të shkojnë në spitalin Shefqet Ndroqi. Kryeministri vlerësoj maksimalisht edhe forcat e armatosura për nivelin e treguar në misionet ndërkombëtare.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.