SHBA ndalon pajisjet elektronike në bord për fluturimet nga Lindja e Mesme e Afrika
Pasagjerët e linjave ajrore që fluturojnë direkt nga tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrika drejt SHBA do të ndalohen të mbajnë pajisje elektronike.
Masa e re e sigurisë e administratës Trump, ndalon çdo pajisje më të madhe se një smartphone, përfshi iPad-ët, Kindle dhe laptopët.
Ky ndalim me afat të papërcaktuar do të prekë mbi 50 fluturime nga 10 aeroporte, si ai i Dubait, Kairos, Abu Dhabit dhe Stambollit.
Ndër këto linja përfshihen Emiratas Airline, Qatar Airëays dhe Turkish Airlines, por asnjë linjë ajrore amerikane duke qenë se nuk fluturojnë nga këto aeroporte.
9 linjat ajrore që i prek ndalimi kanë 96 orë kohë për të marrë masat e nevojshme, ndryshe do t’u hiqet licenca në SHBA. Deri tani të gjitha kompanitë kanë reaguar pozitivisht ndaj masave të reja.
Arsyeja e ndalimit të këtyre pajisjeve është përdorimi i baterive me litium, të cilat janë bërë shkak për zjarre në kabinë dhe rrëzime të dy avionëve Boeing 747 dhe disa avionëve të tjerë.
Një arsye tjetër është rreziku i sulmeve terroriste, duke kontrabanduar eksplozivë brenda produkteve elektronike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.