SHBA në gatishmëri/ Njofton fillimin e hetimeve për sulmet në Kabul
Ushtria amerikane ka njoftuar se do të fillojë hetimet sa i përket sulmeve në Kabul,prej të cilave 9 civilë afgan gjetën vdekjen.
Sulmi kishte në shënjestër automjetin me të cilin udhëtonte një person i lidhur me degën afgane të grupit Shteti Islamik, tha Komanda Qendrore e SHBA.
Është ende e paqartë se si vdiqën civilët.
Sipas informacionit nga dëshmitarët, banorë të Kabulit,mendohet se në mesin e viktimave ishin edhe katër fëmijë. Një i afërm ka pohuar për mediat se të nëntë personat ishin anëtarë të një familjeje.
Një deklaratë e Komandës Qendrore Amerikane pranoi se kishte një numër shpërthimesh të konsiderueshme dhe të fuqishme pasuese pasi sulmi goditi makinën që ishte në shënjestër.
Ata thanë se shpërthimet kishin një sasi të madhe të materialit shpërthyes brenda, që mund të ketë shkaktuar viktima të tjera.
SHBA është në gatishmëri të lartë që kur një person i cili u vetëflijua vrau më shumë se 100 civilë dhe 13 trupa amerikanë jashtë aeroportit të enjten e kaluar. Një degë lokale e të ashtuquajturit Shteti Islamik mori përgjegjësinë.
Shumë nga të vrarët kishin shpresuar të hipnin në një nga fluturimet e evakuimit duke u larguar nga qyteti, i cili ra në duart e talebanëve më 15 gusht.
SHBA kishte paralajmëruar vazhdimisht për një rritje të sulmeve pasi 31 gushtit,data e caktuar për tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani.
Të hënën, një sistem anti-raketor amerikan kapi raketa që fluturonin mbi kryeqytet drejt aeroportit, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Videot dhe fotografitë e bartura nga mediat lokale treguan tym që dilte mbi çatitë e Kabulit dhe një makinë të djegur në rrugë.
Asnjë viktimë amerikane apo afgane nuk është raportuar deri më tani nga incidenti i së hënës.
Shtetet e Bashkuara kanë instaluar një sistem anti-raketë për të mbrojtur aeroportin nga sulmet e mëtejshme.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.