SHBA njofton 300 milionë dollarë shtesë në armë dhe ndihmë mjekësore për Ukrainën!

Departamenti i Mbrojtjes njoftoi të premten një paketë të re, prej 300 milionë dollarë ndihme sigurie për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash të drejtuara me lazer, municione jo standarde dhe furnizime mjekësore.
E pajisur me fondet e alokuara për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila ka ofruar ndihmë për vendin që nga viti 2014, paketa më e fundit do të përfshijë gjithashtu sisteme ajrore taktike pa pilot, automjete të blinduara, furnizime të sigurta komunikimi, mitralozë dhe pajisje në terren.
“Shtetet e Bashkuara gjithashtu vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për të identifikuar dhe ofruar ukrainasve aftësi shtesë”, thuhet në deklaratë. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës përballë agresionit rus.”
Shtetet e Bashkuara tani kanë dhënë më shumë se 1.6 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se një muaj më parë dhe më shumë se 2.3 miliardë dollarë që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, sipas deklaratës së DoD. BI
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.