SHBA nxit rënie – nafta “përmbys” ecurinë, për shkak të prodhimit

Çmimet e naftës gjatë sesionit të sotëm u regjistruan në rënie të lehtë duke vazhduar qëndresën pranë niveleve rekord të muajit të fundit.
Në çelje të sesionit të sotëm nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.20 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.97 dollarëve për fuçi.
Rënia vjen si pasojë e të dhënave që vijnë nga shtetet e bashkuara e që flasin për një rritje mbi pritshmëritë të prodhimit dhe rezervave.
Agjencia amerikane e energjisë raportoi një rritje me 1.57 milionë fuçi, duke i çuar rezervat në shifrën rekord të 535.5 milionë fuçive. Ekspertët shprehen se, trajektorja e çmimeve po udhëhiqet për momentin nga shtetet e bashkuara të Amerikës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.