SHBA nxjerr listën e manjatëve, zyrtarëve dhe oligarkëve rusë – Mund të përdoret për sakonsione në të ardhmen

Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar 96 nga njerëzit më të pasur të Rusisë si oligarkë dhe 104 figurat kryesore të qeverisë në një listë të mandatuar nën ligjin e sanksioneve, duke shtuar presionet mbi interferencën e Kremlinit në votën presidenciale të vitit 2016.
Thesari thotë se përfshirja në listë nuk do të thotë medoemos se këta individë do të përballen me sanksione apo se do t’u vendoset ndonjë kufizim gjatë tregtisë. Megjithatë, për javë të tëra, mes manjatëve rusë kishin nisur shqetësimet për përfshirjen. Thjesht publikimi i emrit në këtë listë mund të bindë bankat dhe institucionet e tjera në SHBA dhe Europë mos të bëjnë biznes me ta.
Në listën me 114 emra përfshihen si njerëz me lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin, si Arkady Rotenberg, si edhe ata që shihen shumë larg nga Kremlini, si bankieri Oleg Tinkov dhe manjati i biznesit të ushqimeve Sergey Galitsky.
Here is a list of the senior political figures identified by the U.S. Treasury for potential sanctions https://t.co/LoGulIkD7X pic.twitter.com/uhyKmL1oEa
— Bloomberg Politics (@bpolitics) January 30, 2018
“Ata sapo përfshinë këdo, të gjithë biznesmenët e mëdhenj, të gjithë burokratët kryesorë. Qëllimi është të rrisin presionin mbi Rusinë dhe njerëzit kryesorë të biznesit rus, në mënyrë që të destabilizojnë situatën politike pa sanksione specifike”, tha Vladimir Tikhomirov, krye ekonomist pranë firmës ruse të brokerimit, BCS Financial Group.
Departamenti i Thesarit tha se kishte nxjerrë edhe një listë të klasifikuar, që mund të përmbajë zyrtarë dhe manjatë të gradave më të ulëta apo më pak të pasur.
Lista me shumë gjasa do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet e dy shteteve. Zëdhënësi i Putin akuzoi administratën e Trump, se po e përdor si masë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 18 Marsit, ku lideri rus kërkon të zgjerojë mandatin për udhëheqjen e tij pothuajse 20-vjeçare.
Sanksionet e mëparshme kanë targetuar zyrtarët dhe të brendshmit e Kremlinit, si dhe u kanë kufizuar aksesin në financën ndërkombëtare dhe teknologjitë e energjisë mbi 200 individëve dhe 400 kompanive.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.