SHBA për reformën në drejtësi: “Shqiptarët të shqetësohen nga përpjekjet për të dobësuar reformën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, mbështet deklaratat e udhëheqësve të tre partive politike për finalizimin e reformës në drejtësi. Në një njoftim për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shkruan:
“Ata kanë të drejtë kur thonë se, reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm. Ambasada amerikane në Shqipëri, nxit Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre”, përfundon njoftimin ambasada e shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.