SHBA, Presidenti Trump: Njohim Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi në një konferencë për mediat se është koha që të njohë zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, madje është zotuar që do të lëvizë Ambasadën e SHBA në Jerusalem.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri ditur se njohja e Jerusalemit do t’i kontribuojë paqes mes Izraelit dhe Palestinës, ndaj SHBA po përgatitet të ofrojë zgjidhje që i kontribuon paqes.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten thellësisht të përkushtuara për të ndihmuar në një marrëveshjeje paqeje që është e pranueshme për të dy palët. Kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në krijimin e një marrëveshjeje të tillë”, u shpreh Trump.
Presidenti i SHBA ka udhëzuar Departamentin Amerikan të Shtetit “të fillojë përgatitjet” për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.