SHBA prezanton projektligjin për ndalimin e importeve të uraniumit rus!
Senatori John Barrasso (R-Wyo.) dhe disa senatorë të tjerë republikanë prezantuan legjislacionin që do të ndalonte importet e uraniumit rus si një mënyrë shtesë për të izoluar ekonomikisht Rusinë mbi pushtimin e saj në Ukrainë.
Legjislacioni do të shtojë hapat tashmë të ndërmarra nga SHBA për të ndaluar importet ruse të energjisë pasi Presidenti Biden javën e kaluar njoftoi një ndalim të importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit nga vendi.
Ndërsa ndalimi i importeve të naftës, gazit dhe qymyrit rus është një hap i rëndësishëm, ai nuk mund të jetë i fundit. Ndalimi i importeve të uraniumit rus do të zhvlerësojë më tej makinën luftarake të Rusisë, do të ndihmojë në ringjalljen e prodhimit amerikan të uraniumit dhe do të rrisë sigurinë tonë kombëtare u shprehën senatorët.
Sensorët Kevin Cramer (R-N.D), Cynthia Lummis (R-Wy.) dhe Roger Marshall (R-Kan.) iu bashkuan Barrasos në prezantimin e legjislacionit.
Zhvillimi vjen pasi SHBA-ja ka vazhduar të rrisë sanksionet dhe ndëshkimet kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, i cili filloi më shumë se tre javë më parë. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm i vendit janë sanksionuar, së bashku me kompaninë mëmë të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe oficerët e saj të korporatës.
SHBA ka ndaluar gjithashtu importet ruse të ushqimeve të detit, pijeve alkoolike dhe diamanteve, përveç importeve të energjisë. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë rritur retorikën e tyre kundër Rusisë dhe presidentit të saj, me Presidentin Biden të mërkurën që e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”. Ai i vazhdoi këto komente të enjten, duke thënë se Putini ishte një “bandit i pastër” dhe “diktator vrasës”. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.