SHBA, republikanët – Shtyhet votimi për projektligjin në shëndetësi

Liderët republikanë të dhomës së Kongresit në Amerikë shtynë votimin për dëbimin e sistemit aktual të shëndetësisë në vend, të njohur si Obamacare. Arsyeja ishte ligjvënësit konservatorë nuk mund të mbështesnin projektligjin e Trump, i cili lë zbuluar struktura kyçe në shëndetësinë në vend.
Tashmë mbledhja do të kalojë pas dyerve të mbyllura, ndërsa një votim i mundshëm do të bëhët ditën e premte.
Edhe takimi i presidentit në Shtëpinë e Bardhë me disa përfaqësues të republikanëve nuk mundi të sillte një marrëveshje. Sipas tyre, nëse Trump e konsideron këtë ofertën e fundit në negociata, ata nuk do ta kalojnë projektligjin.
I pyetur nga mediat nëse ka një plan rezervë nëse ky ligj dështon, sekretari për shtyp Sean Spicer u shpreh: “Jo, do të kalojë si ligj. Pra kjo është e gjitha”.
Ndërkohë, pasiguritë që po krijon plani i republikanëve ka detyruar disa spitale të vonojnë rritjen dhe të shkurtojnë shpenzimet. Gjithashtu janë ndalur edhe planet për investimet shumë-vjeçare, si klinikat e reja, teknologjitë dhe projekte të tjera mbi kujdesin e pacientit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.