SHBA rivendos 352 përjashtime produktesh nga tarifat kineze!
Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së tha të mërkurën se ka rivendosur 352 përjashtime të produkteve të skaduara nga tarifat e “Seksionit 301” të SHBA-së për importet kineze, shumë më pak se 549 përjashtimet që po shqyrtonte më parë.
Përjashtimet e produkteve të rivendosura do të jenë efektive në mënyrë retroaktive nga 12 tetori 2021 dhe do të zgjasin deri më 31 dhjetor 2022, tha USTR. Ato mbulojnë një gamë të gjerë të importeve kineze me vlerë të vlerësuar fillimisht 370 miliardë dollarë që ish-presidenti Donald Trump goditi me tarifa ndëshkuese prej 7.5% deri në 25%.
Lista e lëshuar nga USTR përfshin komponentë industrialë si pompa dhe motorë elektrikë, pjesë të caktuara të makinave dhe kimikate, çanta shpine, biçikleta, fshesa elektrike dhe mallra të tjera të konsumit.
Një zëdhënëse në ministrinë e tregtisë së Kinës tha të enjten se vendimi i SHBA-së ishte i dobishëm për normalizimin e fluksit tregtar të këtyre produkteve dhe shpresonte se marrëdhëniet tregtare dypalëshe do të riktheheshin në një rrugë normale.
Administrata Trump fillimisht dha më shumë se 2200 përjashtime nga tarifat për të ofruar lehtësim për disa industri dhe shitës me pakicë. Shumica u lejuan të skadonin, por 549 u zgjatën për një vit, dhe këto skaduan në fund të vitit 2020.
Përfaqësuesja e Tregtisë e SHBA-së Katherine Tai tetorin e kaluar nisi një rishikim nëse do të rivendoseshin ato 549 përjashtime si pjesë e strategjisë së saj për t’u përballur me Kinën në praktikat e saj tregtare. Një seri takimesh virtuale me homologët e saj kinezë që atëherë sollën pak përmirësim në performancën e Kinës sipas marrëveshjes tregtare “Faza 1” e Trump me Pekinin. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.