SHBA sanksionon arin rus – Synohen 70 subjekte që operojnë kryesisht në sektorin e mbrojtjes dhe 29 individë
Shtetet e Bashkuara njoftuan një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importeve të reja të arit, pas arritjes së një konsensusi nga udhëheqësit e G7 për të ulur të ardhurat e Rusisë. Sanksionet e reja synojnë 70 subjekte, shumë prej të cilave janë kritike për bazën e mbrojtjes së Rusisë, duke përfshirë Korporatën Shtetërore Rostec, gur themeli i sektorëve të mbrojtjes, hapësirës ajrore, industriale, teknologjike dhe prodhuese të Rusisë, si dhe 29 individë, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA.
Importet e arit në SHBA me origjinë nga Rusia do të ndalohen, thuhet në deklaratë, ndërsa tre anëtarë të G7, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia, u janë bashkuar sanksioneve. Ndalimi i importit do të zbatohet për arin e sapo nxjerrë ose të rafinuar, por përjashton arin e eksportuar më parë nga Rusia.
Anëtarët e Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë nuk kanë marrë një vendim, me kancelarin gjerman Olaf Scholz, I cili deklaroi se çështja duhet të diskutohet më tej brenda bllokut.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili mori pjesë në samitin e G7, tha BE është e gatshme të zhvillojë diskutime më të detajuara mbi ndalimin e importeve të arit rus. Të martën, Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se do të sanksionojë 45 subjekte të tjera ruse dhe 29 individë, si dhe do të vendosë kufizime vizash për 500 oficerë ushtarakë rusë.
Përveç kësaj, SHBA po rrit tarifat për mbi 570 grupe të produkteve ruse me vlerë rreth 2.3 miliardë dollar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.