SHBA shtrëngon masat e kalimit në kufi – Ja procedurat dhe si të veproni

Që pas ardhjes së presidentit Trump rregullat kanë ndryshuar edhe në lidhje me sigurinë nëpër aeroporte. Tashmë nuk ka më rëndësi nëse keni thjesht leje qëndrimi apo jeni një shtetas amerikan.
Doganierët dhe Mbrojtësit kufitarë (CBP) mund t’ju ndalojnë apo marrin në inspektim në çdo moment nëse ata mendojnë se kanë nevojë për më shumë informacion në lidhje me ju apo me statusin tuaj te imigracionit, nëse ju lejohet apo jo të jeni në vend.
Sipas Holman, edhe nëse ju keni një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë agjentët e “CBP” ata që vendosin për “pranueshmërinë” tuaj në ShBA.
Tashmë edhe amendamenti i katërt, i cili mbron njerëzit nga kërkimet apo konfiskimet pa shkak, nuk zbatohet në mënyrë të njëjtë në kufi. Agjentët e “CBP” kanë të drejtë të kontrollojnë apo konfiskojnë gjithçka që ju keni nëse mendojnë se jeni i dyshuar.
Ata kanë të drejtën të kontrollojnë e madje të kopjojnë dokumentet që ndodhen në pajisjet tuaja elektronike. Mund t’ju kërkohet edhe të futeni në rrjetet tuaja sociale por nëse jeni të detyruar me ligj për ta ndarë këtë informacion, është e paqartë.
Por çfarë ndodh nëse refuzoni të dorëzoni fjalëkalimet tuaja?
- Nëse jeni shtetas i huaj
Nëse jeni shtetas i huaj Do të perceptoheni si jo bashkëpunues dhe automatikisht “BKP” mund të mohojë hyrjen tuaj.
- Nëse jeni mbajtës i kartës së gjelbër
Nëse jeni mbajtës i kartës së gjelbër, ju keni më shumë të drejta por jo aq shumë sa një qytetar amerikan. Zyrtarët në kufi nuk mund të bëjnë që të nënshkruani një formular për heqjen e statusit të residentit por ata mund t’ju ndalojnë të hyni në shtet deri në ditën e seancës dëgjimore para gjykatësit të emigracionit.
- Nëse jeni shtetas amerikan
Nëse jeni shtetas amerikan nuk mund t’ju mohohet hyrja në vend por do të vonoheni shumë. Do t’ju duhet të prisni për orë të tëra në një dhomë të pakëndshme inspektimi, madje ka shanse që autoritetet të mbajnë laptopin apo telefonin tuaj.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.