SHBA sulmon aeroportin e Bagdatit! Vritet gjenerali iranian Soleimani, njeriu i fortë i Teheranit
Tensione mes Uashingtonit dhe Teheranit pas sulmit që u ndërmor natën e kaluar ku tre predha të lëshuara nga helikopterë amerikane në aeroportin ndërkombëtar të Bagdatit në Irak sollën vdekjen e gjeneralit Iranian Qassem Soleimani.
Ai konsiderohej një prej figurave kyçe të strategjisë iraniane për Lindjen e Mesme. Sëbashku me gjeneralin kanë humbur jetën edhe të paktën 6 persona.
Urdhri për të vrarë Soleimanin është nisur direkt nga Presidenti amerikan Donald Trump, e kjo konfirmohet nga Pentagoni.
“Një hakmarrje e ashpër i pret kriminelët, duart e të cilëve janë larë me gjakun e Soleimanit” është shprehur lideri suprem i Iranit Ali Khamenei pas sulmit, raporton “Ilsole24ore”.
Javën e kaluar, ambasada amerikane në kryeqytet Bagdat është në sulm që prej javës së kaluar nga milicë filo-iranianël
Ndikimi
Bursat europiane i janë përgjigjur me një nisje të dobët sulmit amerikan në aeroportin e Bagdatit ndërsa tregjet aziatike janë mbyllur negativisht. Ndërkohë, sikurse pritej, kjo është reflektuar me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Artikulli origjinal:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.