SHBA zgjeron grupmoshën e vaksinimit, CDC: Çdo kush në 16-vjeç e sipër është i përshtatshëm
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara deklaroi se çdo kush në moshë 16-vjeç e sipër është i përshtatshëm për t’u vaksinuar ndaj Covid-19. Njerëzit në 16-vjeç e sipër që kanë gjendje mjekësore që rrisin rrezikun e ndërlikimeve serioze nga Covid-19 duhet të jenë ndër të parët që marrin vaksinën, sipas rekomandimeve të fundit të agjencisë. Shumica e shteteve në Ameikë kanë zgjeruar programin e vaksinimit tek kjo grumoshë.
Alaska ishte shteti i parë që uli moshën e përshtatjes për vaksinim në 16 vjeç, ndjekur nga Georgia, Teksasi dhe Kalifornia. Më herët gjatë muajit, Presidenti Joe Biden i drejtoi shtetet që të zgjerojnë përshtatshmërinë e vaksinimit tek njerëzit në moshë 18-vjeç e sipër nga data 19 Prill.
Megjithatë, deri më tani, asnjë vaksinë e Covid-109 nuk është autorizuar tek 16-vjeçarët e sipër, pavarësisht se testimet janë duke u zhvilluar. Mbi gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës së Covid-19, sipas CDC.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.