Shefi i IATA: Karburanti i qëndrueshëm i aviacionit kushton më shumë, konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë!

Sfida kryesore e karburantit të qëndrueshëm të aviacionit lidhet me vëllimin dhe jo me dëshirën e linjave ajrore për ta përdorur atë, dhe konsumatorët do të jenë të gatshëm të paguajnë kostot shtesë që lidhen me marrjen e tij, tha drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.
Duke parë përpara, Walsh tha se linjat ajrore kishin porositur 14 miliardë litra SAF. Walsh vuri në dukje se kjo po ndodhte edhe pse çmimi i SAF ishte “rreth dy herë e gjysmë çmimi i vajgurit reaktiv. Ndërsa duket se ka njëfarë kërkese për SAF, përmbushja e tij është një çështje tjetër tërësisht dhe rruga e tij drejt dominimit në sektor duket të jetë e gjatë.
Me “mbështetjen e duhur të politikave të qeverisë”, IATA thotë se pret që prodhimi i SAF të arrijë në 7.9 miliardë litra deri në vitin 2025, që do të plotësonte vetëm 2% të kërkesës së përgjithshme të karburantit. Nga mesi i shekullit, shoqata tregtare thotë se prodhimi do të rritet në 449 miliardë litra, ose 65% e nevojave të sektorit.
Gjurma mjedisore e aviacionit është e konsiderueshme, me Fondin Botëror të Kafshëve të Egra që e përshkruan atë si “një nga burimet me rritjen më të shpejtë të emetimeve të gazit serrë që çon në ndryshimin e klimës globale”. WWF thotë gjithashtu se udhëtimi ajror është “aktualisht aktiviteti më intensiv i karbonit që një individ mund të bëjë”.
Edhe pse Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian thotë se nuk ka “asnjë përkufizim të vetëm të rënë dakord ndërkombëtarisht” për karburantin e qëndrueshëm të aviacionit, ideja kryesore është se ai mund të përdoret për të reduktuar emetimet e një avioni.
Ekzistojnë shqetësime të mëdha në disa qarqe se një rritje e marrjes së SAF mund, ndër të tjera, të rezultojë në shpyllëzim të konsiderueshëm dhe të krijojë një shtrydhje në të korrat thelbësore për prodhimin e ushqimit. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.