Shërbimet dentare – AK mbyll procedurat e hetimit paraprak. Rekomandimet për MSH e Urdhrin e Stomatologëve
Pas shqyrtimit të vendimit të Urdhrit të Stomatologut për rritjen e çmimeve për shërbimet dentare, Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës ka vendosur të mbyllë procedurat e hetimit paraprak në tregun e shërbimeve stomatologjike.
Referuar vendimit të AK, kjo e fundit i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të kërkojnë vlerësimin dhe mendimin e Autoritetit në rastet kur parashikohet përcaktimi i një metodologjie të përcaktimit të tarifave apo rishikimin e tyre në shërbimin stomatologjik.
Po ashtu, ndër të tjera AK i rekomandon edhe Urdhrit të Stomatologut që në rastet e marrjes së vendimeve nga organet drejtuese të këtij institucioni lidhur me aspekte të ndryshme që prekin konkurrencën në treg të respektohen dispozitat e ligjit për mbrojtjen e Konkurrencës.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.