Shërbimet metrologjike, DPM miraton listën me 11 subjekte për vitin 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka miratuar edhe për vitin 2017 listën e subjekteve që do të ofrojnë shërbimet e tyre metrologjike. Në gjithë vendin sipas listës rezultojnë 11 subjekte të cilat janë të autorizuara që të kryejnë disa shërbime kundrejt tarifave të miratuara paraprakisht.
Të paktën katër kompani do të vazhdojnë të bëjnë verifikimin e matësave të ujit. Bëhet fjalë për kompanitë: Metro-Mad shpk, Metro-Alb sh.p.k, Hidrofaho sh.p.k, dhe Noa Contoll sh.p.k. Vetëm një kompani është autorizuar për riparim instrumentesh apo peshoresh.
Bëhet fjalë për Tunamar sh.p.k. Tre kompani do të bëjnë edhe verifikimin e matësave të energjisë, saktësisht HTT SH.PK, VME sh.p.k, 3 G sh.p.k . Të fundit në listë janë kompanitë që do të bëjnë edhe verifikimin e cisternave rrugore duke nisur nga Resuli-ER, sh.pk, Almeta Gmbh SH.P.K dhe ECIT sh.p.k.
Të gjitha këto kompani duhet të bëjnë kolaudimin sipas standardeve të përcaktuara duke ruajtur në mes interesin e konsumatorit. Gjatë vitit të kaluar Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të një raporti të KLSH ku vihej theksi tek abuzimet që bëhen në tregje me peshat.
Verifikim matësa uji
Metro-Mad shpk
Metro-Alb sh.p.k
Hidrofaho sh.p.k
Noa Contoll sh.p.k
Riparim instrumentash (peshore)
Tunamar sh.p.k
Verifikim matësa energjie
HTT sh.p.k
VME sh.p.k
3 G sh.p.k
Verifikim cisternë rrugore
Resuli-ER, sh.p.k
Almeta Gmbh sh.p.k
ECIT sh.p.k
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.