Shërbimet on-line, Ministria e Financave: Deri tani 90 mijë aplikime
Ministria e Financave ka vijuar serinë e takimeve në lidhje me Shërbimet Online për Qarkun e Durrësit, ku së bashku me drejtuesit e institucioneve të varësisë të MFE dhe prefektin e Qarkut të Durrësit Z. Roland Nasto, u diskutua mbi ecurinë e këtij procesi .
Referuar njoftimit të ministrisë, zëvendësministrja Belinda Ikonomi, së bashku me prefektin Nasto theksuan rëndësinë e ofrimit të një shërbimi sa më efikas, brenda afateve kohore, si dhe mbulim me shërbimet online në të gjithë territorin.
“Në kuadër të kësaj nisme, institucionet e varësisë kanë ofruar angazhimin maksimal për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve dhe duke asistuar moshat e treta në aplikime përmes sporteleve të dedikuara. Numri i aplikimeve online për MFE kryer deri më tani është afërsisht mbi 90 000 aplikime. Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për monitorimin e plotë të procesit paralelisht me strukturat e saj” shkruhet në njoftimin e minstrisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.