Shërbimi elektronik “Bashkimi, ndarja dhe pjesëtimi i pasurisë së paluajtshme” – Aplikoni online, përgjigjen e merrni për 15 ditë

Për të bërë bashkimin, ndarjen apo edhe pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme, nuk ju duhet të prisni në radhë nëpër institucionet përkatëse. Nëpërmjet shërbimit elektronik “Kërkesë për regjistrimin e bashkimit, ndarjes apo pjesëtimit të pasurisë së paluajtshme”( https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=9478), çdo qytetar i interesuar mund të aplikojë online kundrejt disponimit të disa dokumenteve për të cilat mund të lexoni hollësisht në linkun e mësipërm.
Aplikimi i përgjigjet rasteve kur pasuritë e paluajtshme në kufij të ngjitur me njëra-tjetrën janë pronë e të njëjtit pronar, si dhe i nënshtrohen në çdo rast të drejtave dhe detyrimeve të njëjta.
Në këtë rast, nëse pronari e kërkon, regjistruesi regjistron bashkimin e tyre, duke mbyllur kartelat që u takojnë këtyre pasurive të paluajtshme dhe duke hapur një kartelë apo disa kartela të reja për pasurinë apo pasuritë e paluajtshme që dalin nga bashkime të tilla, si dhe duke përditësuar hartën kadastrale. Shërbimi merret për 15 ditë dhe përgjigjja ju vjen në rrugë elektronike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.