Shërbimi i transportit publik, ndryshimet në linjat e urbanëve në Tiranë

Në një takim të zhvilluar për transportin publik, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një përshkrim të pyetësorëve për punën e bërë në këtë shërbim.
“Sot kemi lajmërime të rëndësishme. Të pyetur, 57 për qind e qytetarëve thonë që autobusët duhet të lëvizin më shpejt. Sistemi i GPS ka filluar të na tregojë se me çfarë shpejtësie dhe ku ndodhet autobusi. Brenda këtij muaji do të pajisen të gjitha linjat me GPS, edhe qytetarët duhet ta dine ku ndodhet autobusi. Së bashku me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit po bëjmë një punë të mirë për inspektimin e linjave. Nëse edhe qytetari kthehet në një inspektor, puna bëhet edhe më mirë. Vjet statistikat dhe sondazhet tregonin se gjithçka ishte 90 për qind më keq. Fakti që kemi bërë këtë progres, kjo është inkurajuese për ne. Sa i takon shpeshtësisë së stacioneve 89 për qind e qytetarëve mendojnë se largësia mes stacioneve nuk është problem. 11 për qind mendojnë se duhet të jenë më të shpeshta”, tha Veliaj.
Nga ana tjetër kryebashkiaku foli edhe për zgjatjen e orareve në linjat e urbanëve “ 62 për qind e qytetarëve mendojnë se linjat urbane duhet të kenë orare më të gjata. Do bëjmë njoftimin për linjat e reja, por edhe të orareve për to”, theksoi ai.
Në përfundim të fjalës së tij, Veliaj foli edhe për masat që do të ndërmerren së shpejti: “Pastrimi do të jetë në fokusin tonë, pasi qytetarët janë shprehur në pyetësorë për këtë çështje 50 me 50 për qind. Do monitorojmë flotën e autobusëve, ndërkohë që sot në të gjithë Tiranën operojmë me 290 të tillë” theksoi Veliaj
Linjat e urbanëve
Ja si janë përmirësuar linjat e autobusëve në Tiranë
Linja “Kashar”
-U kthye në linjë qytetëse
-Zgjatet deri në Qendër të Tiranës
-Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone
-21 autobusë me frekuencë 7 min
Linja “Unaza”
-Shtohen 14 autobusë të rinj model fizarmonikë
Linja “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Institut/ Institut – Ish Kombinati i Autotraktorëve”
-Do të bashkohen 2 linja të ndara në 1 të vetme
-Bashkimi do të sigurojë lëvizje përtej qendrës
-30 autobusë në operim
Linja “Teg – Sauk i Vjetër – Kopështi Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”
-Mbulohej më parë nga Ish Komuna Farkë
-Tashmë ka akses deri tek Ish Stacioni i Trenit
-Krijon akses për Unazën/ Stacioni i Trenit
-Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone
-11 autobusë në operim
Linja “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit”, dhe “Qendër – Mihal Grameno –Qendër”
-Segmenti Maternitet I ri – Qendër- Ish Fusha e Aviacionit merr zgjatim deri në rrugën e Kavajës dhe në zonën e fushës së Aviacionit
-Risi: kthehet nga linjë unazore në linjë lineare
-Shtohen 6 autobusë të rinj (17 autobusë nga 11 aktualisht)
Linja “Porcelan”
-Shtrirje deri tek pjesa e pallateve në Linzë
-Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone
-Shtohen 6 autobusë të rinj (16 autobusë nga 10 aktualisht)
Linja “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg”
-Shtrirje më të gjerë deri në Farkë
-Zgjatim deri tek ish Stacioni i Trenit
-Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone
-Shtohen 5 autobusë (17 autobusë nga 12 aktualisht )
Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja”
-Ndryshime në stacione
-Zgjatim i linjës nga Qyteti Studenti tek Jordan Misja
-12 autobusë në operim
Linja “Uzina Dinamo e Re – Sharrë/ 5 Maji – Sharrë”
-Ndryshim në stacione
Linja “Tirana e Re”
-Zgjatim deri tek pjesa kryqëzimit të autostradës “Tiranë – Durrës” me Rrugën “Katriotët” (ish Casa Italia)
-Shtohen 9 autobusë firzamonikë
Linja “Kombinat-Kinostudio”
-Shtohen autobusët firzamonikë
-47% e inventarit do të jenë autobusë firzamonikë
Linja Laprakë
-Funksionon në formë unazore
-Do të shtrihet deri në zonën e Ish Kombinatit Josif Pashko
-Do të kalojë në zonën pranë Institutit Bujqësor
-Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone
-Shtohen 7 autobusë të rinj (13 autobusë nga 6 aktualë)
Linja “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”
-Linjë më itinerar të ri
-Do të përfshijë edhe zonën e Selitës dhe do të shkojë deri në Allias
-Krijon aksës për zonën e Unazës (Stacion I Trenit, ish Farmacia 10)
-Shumë shpejt do të njihen abonetë për udhëtarët
-14 autobusë në operim
Linja “Qendër – QTU – Megatek – City Park”
-Mbulon rrugën dytësorë në krah të autostradës Tiranë-Durrës
-U shërben qendrave tregtare dhe bizneseve të zonës dhe terminalit të ri perëndimor
-Udhëtarët mund të përdorin abone
-10 autobusë në operim
Osman Dedja/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.