Shërohet një 101 vjeçar britanik – I moshuari luftoi me virusin për dy javë dhe fitoi, njofton spitali

Një i moshuar britanik 101-vjeçar është kthyer në shtëpi pasi ka fituar betejën me koronavirusin, njoftoi spitali që e trajtonte. I moshuari kaloi dy javë duke luftuar me virusin në Spitalin Alexandra në Redditch, Angli. BBC e identifikoi njeriun si Keith Watson; spitali lëshoi vetëm emrin e parë të pacientit.
Spitali ndau një fotografi të Watson me stafin në një postim ku thuhej: “Përgëzime për të gjithë stafin e Spitalit Alexandra për kujdesin që treguat për Keith për dy javët e fundit”.
Matthew Hopkins, shefi ekzekutiv i Spitalit të Worcestershire NHS tha: “Ne jemi të kënaqur që Keith mund të shkojë i sigurt në shtëpi. Kjo është një nxitje e madhe morale për stafin tonë që punojnë dita-ditës për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë. ”
BBC raporton se Watson u shtrua në spital ku rezultoi pozitiv për COVID-19 pasi kishte shfaqur shenja etheje.
Lajmi për rikuperimin e Watson vjen në të njëjtën ditë që gjendja e liderit të Britanisë vazhdoi të përmirësohet, sipas një deklarate. Kryeministri Boris Johnson u shpërngul nga një njësi e kujdesit intensiv, ku po mjekohej për koronavirus në një repart të rregullt spitalor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.