Sheshi “Skënderbej” në garë – Në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës Publike

Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë.
Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku theksoi se tashmë është koha të shikojmë nëse do të shpallet fitues.
Por sipas tij, gjithsesi, sheshi tashmë ka marrë edhe vulën më prestigjioze europiane, si një ndër hapësirat më të bukura publike të Europës
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.