Shfrytëzoi punëmarrësin e tij – Gjykata dënon me burg pronarin dhe dëmshpërblen me 546 mijë dollarë punonjësin e ti

Një njeri me aftësi të kufizuara intelektuale i cili ishte keqtrajtuar nga një pronar restoranti në Karolinën e Jugut për pesë vjet duhet të dëmshpërblehej me 546,000 dollarë, vendosi një gjykatë.
Në vitin 2019, Bobby Paul Edwards, i cili zotëronte kafeterinë J&J në Conway, Karolina e Jugut, u deklarua fajtor për një akuzë të punës së detyruar për “detyrimin e një afro-amerikan me aftësi të kufizuar intelektuale për të punuar me orë të gjata në një restorant pa asnjë pagesë”, dhe u dënua me 10 vjet burg, tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp.
Si pjesë e marrëveshjes, Edwards u urdhërua gjithashtu të paguante John Christopher Smith 273,000 dollarë në paga të papaguara dhe kompensim të orarit të tepërt.
Edwards e detyroi Smithin të punonte mbi 100 orë në javë pa pagesë. Ai gjithashtu ka përdorur dhunë fizike.
Më 21 Prill, 2020, Gjykata e Apelit për Rrethin e 4-të vendosi që Smith kishte të drejtë të dyfishonte atë shumë, e cila do të ishte 546,000 dollarë.
Gjykata e rrethit nuk mori parasysh siç duhet ligjet federale të punës kur mori vendimin për kompensimin.
“Pagat minimale dhe kompensimi i orëve shtesë duhet të paguhen mbi bazën aktuale ndërsa puna është bërë, e tillë që një punonjës të marrë kompensimin e parashikuar pa vonesë. Kur një punëdhënës nuk arrin të paguajë ato shuma, punonjësi pëson humbje, që përfshin humbjen e përdorimit e atyre parave gjatë periudhës së vonesës, “argumentoi gjykata në paraqitjen e saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.