Shi apo diell – SHMU publikon parashikimin e motit për fundjavën
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në zonat malore të vendit në mesditë do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Sipas njoftimit ditën e diel moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira ndërsa reshjet e shiut pritet të jenë prezente në jug të vendit por me intensitet të ulë.
SHMU informon se era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht ditën e shtunë ndwrsa në fushën termike pritet qe të kemi rritje graduale në të dyja vlerat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.