SHIFRAT/ Hyn në fuqi vendimi – Nga 2018 rritet numri i punonjësve për Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi vendimin për numrin e plotë të punonjësve në Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës akredituar nga BE. Konkretisht, numri i punonjësve në këtë agjenci shkon në 21 nga 16 që ishte vitin e kaluar.
Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi tashmë, pasi është botuar në “Fletoren Zyrtare”, ndërkohë që është publikuar edhe tabela e plotë e punonjësve në këtë Agjenci.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe të ligjit nr.90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që numri i punonjësve të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, të jetë gjithsej 21 veta.
Edhe pse ka hyrë në fuqi me botimin në “Fletoren Zyrtare”, vendimi i Këshillit të Ministrave i shtrin efektet nga data 1 Janar 2018.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.