Shifrat/ ‘Janar i mbarë’ për shkëmbimet tregtare Shqipëri-Itali!
Muaji janar ka nisur mirë për marrëdhëniet tregtare të Shqëipërisë me partnerin kryesor, Italinë. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar kur nuk kishte nisur ende pandemia në të dy vendet, këtë janar është konfirmuar një rritje e nivelit të shkëmbimeve tregtare.
Nga 11 miliardë e 394 milionë lekë që ishin eksportet në janarin e 2020, këtë janar eksportet në Itali u rritën në 11 miliardë e 902 milionë lekë. Të gjithë grupmallrat, me përjashtim të produklteve të lëkurës, kaën njohur rritje këtë janar krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
E njëjta tendencë konstatohet edhe me importet. Nga 9 miliardë e 833 milionë lekë që u importuan nga italia në janar 2020, këtë janar importet u rritën në 11 miliardë e 118 milionë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.