Shifrat/Tirana bujqësore-Sa drithëra, perime, bimë medicinale e foragjere prodhon në vit
Rajoni i Tiranës renditet në listën e rajoneve më prodhimtare të vendit, edhe pse kryesimin në këtë drejtim i mbajnë Fieri dhe Korça.
Nëse analizojmë të dhënat e ministrisë së Bujqësisë, rezulton se Tirana prodhon 46 mijë e 474 ton drithëra.
Sa i përket perimeve, prodhon 127 mijë e 176 ton ndërsa patate 13 mijë e 174 ton në vit e fasule 3 mijë 173 ton.
Ndërkohë, rajoni i Tiranës prodhon 99 ton bimë medicinale si dhe 550 mijë e 572 ton foragjere.
Shifrat e mësipërme i përkasin prodhimit të vitit 2018, vit në të cilin rajoni i Tiranës zuri vendin e dytë në rang kombëtar sa i përket sasisë së perimeve të prodhuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.