Shifrat zyrtare të KQZ / Sa është pjesëmarrja dhe kush janë fituesit në qarqet ku ka përfunduar numërimi?

Sipas KQZ, njoftuar në deklaratë për mediat Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi dha detaje lidhur me procesin e numërimit të votave, nga i cili tha se ka rezultuar që pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit për 4942 Qendra Votimi të numëruara deri tani nga 5199 që janë gjithsej, është 45.72%, nga 1 milionë e 551 mijë e 921 zgjedhës.
Në faqen zyrtare të KQZ raportohen se kanë mbyllur numërimin qarqet e mëposhtme ku janë shpallur këto fitues:
Shkodër
PS: 3 mandate
PD: 5 mandate
LSI: 1 mandat
PSD: 2 mandate
Kukës
PS: 1 mandat
PD: 2 mandate
Dibër
PS: 2 mandate
PD: 3 mandate
Elbasan
PS: 8 mandate
PD: 6 mandate
Korçë
PS: 6 mandate
PD: 5 mandate
Berat
PS: 5 mandate
PD: 2 mandate
Gjirokastër
PS: 3 mandate
PD: 1 mandat
Vlorë
PS: 8 mandate
PD: 4 mandate
Ndërkohë vazhdon numërimi në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.