Shirat në formë akulli godasin 800 pemë, vonohen fluturimet në Rumani
Autoritetet thonë se një shi i akullt ka përfshirë tërë Rumaninë dhe ka rrëzuar qindra pemë dhe linja elektrike, duke dëmtuar makinat si dhe duke shkaktuar vonesa të gjata në fluturim. Dhjetëra fluturime u vonuan dhe u anuluan në aeroportin Henry Coanda të Bukureshtit për shkak të kushteve ekstreme të motit një ditë më parë.
U raportuan ndërprerje të energjisë për disa orë në kryeqytet nga linjat e rrymës elektrike. Autoritetet e emergjencës thonë se degët e pemëve ranë si dhe u bënë shkak për plagosjen e dy personave.
Rreth 40 vetë u ekzaminuan për thyerje pas rrëshqitjes në akull. Ministria e Brendshme rumune tha se më shumë se 800 pemë erdhën në Bukuresht dhe se pemët dëmtuan dhjetëra makina dhe kazanët e plehrave të cilat ishin të shpërndara në rrugë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.