Shishja më e shtrenjtë e Uiskit në botë shitet mbi 1. 2 milion paund

Shishja më e shtrenjtë e uiskit në botë u shit për 1.2 milion paund ose (1.53 milionë dollarë në Christie’s në Londër. Cilësia më e mirë e uiskit, u bë e njohur nga artisti irlandez Michael Dillon, i cili gjatë muajit të kaluar përmbysi një rekord ndërsa një shishe e njëjtë e vitit 1926 u shit në Bonhams në Edinburg për më shumë se 848.000 funte. Një nga uiskit më të shtrenjtë në botë është vendosur në ankand për një shumë marramendëse.
Një shishe 60-vjeçare e The Macallan Valerio Adami 1926 u shit për më shumë 848 mijë funta, transmeton CNN. Sipas Bonhams-it të ankandit, me seli në Edinburg, Skoci, blerësi ishte një koleksionist privat nga Azia, i cili ka mbetur anonim.
Firma gjithashtu ka shitur edhe 12 shishe tjera me një etiketë të artistit italian Adami në maj të këtij viti për 814,091 sterlina. Uiski të tilla janë artikuj të koleksionistëve për shkak të gjërave të tyre të rralla, edhe pse ato mund të mos i pinë kurrë.
Ende nuk dihet se sa lloje të kësaj pije mund të ndodhen në botë. Disa muaj më parë në Bonhams në Hong Kong, kjo shitje tejkaloi një rekord në më shumë se 30.000 funta. Edhe pse vetëm 12 shishe të këtij lloji ishin prodhuar, nuk dihet ende edhe sa shishe mund të ekzistojnë.
Një nga këto shishe besohet se ishte shkatërruar nga tërmeti që preku Japoninë në vitin 2011. Tim Triptree, drejtori ndërkombëtar i verës së Christie, tha në faqen e internetit të ankandit: “The Macallan ishin të pasigurta se kjo shishe vazhdon ende të ekzistojë –e cila kjo u pa për herë të fundit në Fortnum & Mason në Londër në vitin 1999.” Në fund, ai shtoi: “Se ky uiski është pija më e mirë dhe më e shtrenjtë e të gjitha kohërave e prodhuar që në shekullin e 20 –të”.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.