Shisnin ilaçe për Covid në internet – Policia italiane zbulon 42 faqe ku tregtoheshin medikamente të pasigurta

Ishin 42 site, të vendosura në serverë të huaj, të mbyllura tashmë nga Komanda e Karabinierëve për Mbrojtjen e Shëndetit, sepse barna të ndryshme reklamoheshin ose ofroheshin për shitje, përfshirë kundër Covid 19.
Në 35 nga 42 faqet, shisnin ivermectin, një pesticid që përdoret në fushën veterinare dhe për të cilat EMA, në Mars 2021, rekomandoi që të mos përdoret përbërësi aktiv për parandalimin ose trajtimin e Covid jashtë studimeve klinike.
Me këtë operacion, faqet e errësuara nga NAS në 2021 rriten në 283, nga të cilat 244 të lidhura me urgjencën Covid. ANSA
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.