Shit-blerja e energjisë – Mbyllet procedura për tetorin, KESH fiton 243 mijë euro

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka mbyllur procedurën e shit-blerjes së energjisë elektrike për muajin tetor, ndërsa nga të dhënat rezulton se fitimi kam vlerën e rreth 243 mijë euro.
Pranë KESH depozituan ofertë 11 kompani, ndërkohë që pas shqyrtimit të dokumentacionit 3 kompani u shpallën fituese për të blerë energji, me një vlerë totale prej 1.190.468 euro.
Paralelisht, KESH arriti të blejë energji nga 8 kompani, duke shpenzuar në total 947.660 euro. Për muajin tetor, procedura për shit-blerje ekonomike apo siç njihet ndryshme e optimizimit të energjisë u bë për një sasi të vogël prej 17,800 mwh, ndërkohë që synonte pikërisht përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes.
Kjo pasi, e njëjta sasi energjie blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare.
Për këtë muaj shitja e energjisë u bë për fashën orare 18:00-21:00, ndërsa blerja për orën 7:00-24:00.
Ndërkohë që, referuar legjislacionit në fuqi blerja bëhet me çmim më të ulët se shitja, duke siguruar të ardhura shtesë për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare.
Kjo edhe në kushtet kur mungesa e reshjeve të shiut ka përkeqësuar situatën financiare të kësaj, duke u reflektuar në uljen e të ardhurave me 2.4 miliard lekë në raport me parashikimet.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.