Shiu ‘vallëzon’ me diellin – Si do të jetë moti për ditën e enjte?!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte 7 Tetor një qendër e presionit të ulët e pozicionuar në setin Adriatik do të ndikojë kushtet meteorologjike mbi vendin tonë.
Sipas njoftimit moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell ku gjatë orëve të para të 24 orëshit do të mbizotërojnë reshjet e vazhdueshme të shiut në të gjithë territorin me intensitet mesatar dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe stuhi e breshër.
SHMU informon se pas mesditës intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet dhe e gjithë kjo situate e paqëndrueshme do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek e cila përgjatë vijës bregdetare fiton intensitet deri në 15-20 m/sek duke sjellë rritje të valëzimit në dete 4-5 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.