Shkarkime në Zyrat Arsimore – Nikolla: Masa ndaj çdo abuzuesi, denonconi në portal
Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla ka nisur procedurat për shkarkimin e drejtuesve të zyrës arsimore në Malësinë e Madhe, për abuzim me detyrën dhe cenim të së drejtës së qytetarit. Shkarkimin e lajmëroi vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pas denoncimit të një qytetari në portalin “shqiperiaqeduam.al”, pas refuzimit të punësimit në arsim, edhe pse kishte fituar të drejtën për vendin e punës nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Në deklaratën për mediat, Nikolla i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo padrejtësi, përmes portalit të vënë në dispozicion.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, i cili përmes rrjetit social Facebook ka dhënë mbështetjen e plot të qeverisë për qytetarët, të cilët denoncojnë abuzimet me të cilat ndeshen në zyrat e shtetit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.