Shkelën të drejtat e konsumatorit – Gjoba 12 subjekteve, mes tyre një shoqëri ndërtimi e një bankë

12 kompani në kryeqytet janë gjobitur për shkelje të të drejtave të klientëve nga Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit. Më së shumti gjobat variojnë në vlerën e 20-30 mijë lekë për shkelje të legjislacionit që garanton të drejtat e blerësve.
Subjektet e penalizuara janë më së shumti bar-kafe, por mes tyre gjendet edhe një shoqëri ndërtimi si dhe një bankë tregtare. Të 12 rastet janë dërguar gjatë muajit korrik në Gjykatën Administrative prej Agjencisë së Mbrojtjes se Konsumatorit, me qëllim nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për shlyerjen e gjobave.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, merret me evidentimin e shkeljeve të të drejtave të konsumatorit ndaj shërbimeve të ofruara nga njësitë e shërbimit tregtar që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kryeqytet.
Detyrat e saj kryesore janë evidentimi dhe monitorimi i rasteve të abuzimit me çmimet nga tregtarët, si dhe kontrollin e tregjeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.