Shkeljet financiare të institucioneve – 2019, KLSH: Dëmi 180 milionë dollarë, përgjegjësit kryesorë ujësjellësit e Avokatura e Shtetit
18.7 miliardë lekë, afërsisht 180 milionë dollarë është dëmi ekonomik i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në 26 dikastere qendrore të administratës të audituara gjatë vitit 2019. Televizioni Scan ka zbardhur rezultatet e auditimeve të kryera prej Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore të KLSH në 26 subjekte, mes të cilave 7 auditime përputhshmërie; 2 auditime financiare; 16 auditime të përziera financiare/përputhshmërie; dhe 1 auditim për verifikimin e zbatimit të rekomandime të lëna gjatë vitit 2018.
Ndër problematikat e konstatuara nga auditimi i pasqyrave financiare përmendim ato që lidhen: me mos konsolidimin e pasqyrave financiare pas ndryshimit të fushës së përgjegjësive të ministrive, moskryerjen e inventarizimit periodik dhe mos-akordimit të vlerës fizike me atë kontabël, mungesat e vazhdueshme në relacionet shpjegues të zërave materiale në kundërshtim me kërkesat e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit; mos zbatimin e parimit të kontabilitetit rrjedhës; apo mos llogaritja e saktë e amortizimit të aseteve.
Pesha më e madhe dhe me të konsiderueshme e shkeljeve dhe parregullsitë që janë reflektuar, me dëm ekomomik, apo me dëm ekonomik potencial për buxhetit të shtetit apo edhe me menaxhim jo efektiv është hasur: në auditimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar është konstatuar dëm ekonomik në vlerën totale 662 milionë lekësh dhe menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën totale lekë 488 milionë lekësh; në auditimin e Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime është konstatuar dëmi ekonomik në vlerën totale 495 milionë lekë, dëm ekonomik potencial në vlerën 11 miliardë lekë; në auditimin tematik në Avokaturën e Shtetit është konstatuar: dëm ekonomik potencial buxhetit të në vlerën 110,000,000 euro; në auditimin e Fondin Shqiptar të Zhvillimit është konstatuar menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën totale 522 milionë lekë, afërisht 5 milionë dollarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.