“Shkëlqimi dhe rënia e diamanteve” –Industria përballet me vështirësi nga pandemia dhe ngrohja globale

Kërkesa globale për diamante industriale ngadalë po zëvendësohet nga diamantet sintetike ose laboratorike, sipas një raporti të Statista.
Kjo do të thotë se kërkesa për gurë të çmuar origjinal po zvogëlohet, dhe ka një arsye të mirë për këtë, me blerësit që shqetësohen për ndikimin mjedisor të minierave të diamanteve, dhe lidhjen historike të industrisë me konflikte të përgjakshme në Afrikë.
Një pjesë e madhe e diamantit “të rritur” në laborator vjen nga India, ku 90% e diamanteve të minuar dhe 99% e atyre sintetik prihen dhe përpunohen, sipas të dhënave nga Bain. Por gjatë pandemisë, kjo prirje ka ngecur.
India kishte një karantinat më të ashpëra në botë për shkak të pandemisë dhe monoliti i industrisë, De Beers, kërcënoi ta çonte biznesin e tij diku tjetër.
Moratoriumi i importit të Indisë – një kufizim i përkohshëm i hyrjes së mallrave – duke filluar nga marsi e tutje dëmtoi shit-blerjen e diamanteve. Për këtë arsye, eksportet e diamanteve në vend u ulën 50% nga viti në vit dhe eksportet e argjendarisë së arit u ulën 80%. Kjo çoi në pothuajse 5 miliard dollarë më pak të grumbulluara.
Por edhe para pandemisë, konsumatorët u zhvendosën nga diamantet e minuar nga toka në diamante sintetik të krijuara nga laboratori sepse këto të fundit kanë emetime më të ulëta të karbonit, rrjedhimisht janë më të dobishme për mjedisin.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.