Shkëmbime identiteti dhe publikim të dhënash personale – Çfarë po ndodh me bonusin 600 euro në Itali?
Përdoruesit, duke hyrë me kredencialet e tyre, ishin në gjendje të këshilloheshin me informacionin personal të njerëzve të tjerë që nuk i njihnin. Bëhet fjalë për uebfaqen e INPS (institutit ndërkombëtar i çështjeve sociale) ku mund të bëhet aplikimi për bonusin 600 euro për punëtorët e vetëpunësuar në Itali. Por sapo hyn në faqe me të dhëna specifike ndodh që faqja të “ofrojë” kartat të përdoruesve të tjerë, përfshirë të gjitha të dhënat e tyre më personale.
“Pasi u përpoqa të hyja në faqen e INPS mbrëmjen e djeshme, me përpjekje ekstreme, si të gjithë të tjerët, u përpoqa përsëri këtë mëngjes. Një herë brenda, me pinin dhe kodin tim të taksave, unë arrita të hyja në faqen e Silvia S. Pastaj, për secilin skedar të klikuar, i cili mbante emrat e njerëzve të tjerë, brenda kishte të gjitha informacionet private ”, sqaroi një sipërmarrës i vetpunësuar.
Megjithëse ky kaos zgjati disa minuta, çdokush ka patur mundësinë, përkundër vetvetes, të “dëmtojë” privatësinë e njerëzve të tjerë dhe anasjelltas.(Ilgiornale)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.